“Mesazhe fisnikërie të Gjeneral Piro Ahmetaj mbas Primareve” !!

Data

Të Dashur demokrate/ë, të Konispolit, Finiqit, Delvinës, Sarandës, Himarës, Selenicës dhe Vlorës !
Së pari, duke j’u garantuar se nuk kam asnjë keqardhje për rezultatin, i falënderoj me të njejtin respekt 2584 votuesit (pro/kundër) si dhe qindra qytetarë të tjerë, për mikëpritjen, diskutimet dhe shqetësimet që ndamë së bashku gjatë kësaj faze, që si eksperiencë e parë do të mbetet e paharruar në udhëtimin tim politik !

Së dyti, përtej çdo insinuate matrapazësh delekuent, rikonfirmoj edhe publikisht se askujt nga 2584 votuesve nuk j’u kërkova votën pasi i mirëkuptoj 1001 fijet e “votës në besë” mes kandidatëve dhe anëtarësisë, prandaj isha i fokusuar #vetëm në përpjekjen për të zgjuar “heshtjen fisnike ndaj mllefeve si dhe besimin te Fitorja e Shentëruar e 11 Majit”!

Së treti, me duhet të përsëris për çdo demokrate/ë që: “kurrësesi nuk erdha PD dhe as te Ju në këto Primare për “teser Partie as për në bodreronë e kuvendin e ardhshëm”, POR: “vetëm për të kontribuar me ekperiencën euroatlantike, përkushtim si dhe përgjegjshmëri të lartë politike në nevojën ulëritëse që ka Kombi për rotacionin demokratik të pushtetit”.

Së katërti, i bëj thirrje arsyeve fisnike të demokratëve që përtej primareve të imponuara nga statusi por gjithësesi të padobishme; përtej mllefeve mes njeri-tjetrit dhe mungesës dëshpëruese të kohezionit mes Drejtuesve, strukturave dhe anëtarësisë, ju ftoj të përbashkohemi rreth misionit të shenjtëruar të 11 Majit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related