Një skenar tronditës ka dalë në dritë, duke ekspozuar tentativën e kryeministrit Edi Rama për të shkatërruar Reformën në Drejtësi dhe për të neutralizuar Prokurorinë së Posaçme (SPAK). Sipas një deklarate bombë të bërë nga kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha, kryeministri Rama ka kërkuar votat e opozitës për të shkrirë SPAK dhe për të zhbërë një herë e mirë institucionin që po godet korrupsionin qeveritar. Por çfarë fshihet pas këtij pazari të errët? Pse Rama, i cili ka mbështetur SPAK-un për vite me radhë, papritur dëshiron ta shkatërrojë atë? Sipas burimeve të afërta me proceset gjyqësore, paniku ka kapluar qeverinë socialiste, pasi dosje të rënda kundër disa ministrave të tij kanë mbërritur në duart e prokurorëve specialë.
Në këtë moment kritik, Rama kërkon një dalje nga rrethimi, duke tentuar një pakt të fshehtë me “non grata”-n që dikur e shpallte si armikun e tij më të madh. Sipas Berishës, kryeministri fillimisht ka kërkuar ndihmën e opozitës për të asgjësuar SPAK-un, por më pas ka ndryshuar mendje dhe po e përdor atë si armë kundër të tijve. Një nga shënjestrat kryesore të këtij skenari duket se është kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili dyshohet se ka rënë në kurthin e Ramës për të mbrojtur klanin kryesor të qeverisë. Por a është ky një akt tradhtie brenda Partisë Socialiste? A po sakrifikon Rama njerëzit e tij më të afërt për të shpëtuar veten? Burime nga brenda mazhorancës tregojnë se ministra dhe deputetë socialistë janë në ankth të plotë, ndërsa SPAK afrohet gjithnjë e më shumë me goditjet e tij.
