Avokati Ilia Ilia: Në ç’rrethana jeni njohur me Agron Qolin?
Dumani: E kam pasur komshi. Kemi qenë edhe miq. E njoh nga 2001-2003. Agroni në 2012 u largua në Durrës. Kemi pasur marrëdhënie shume të mira dhe hyrje-dalje familjare. Për një farë kohë unë kam punuar me Agronin në një pallat ku ai ishte teknik ndërtimi.
Avokati: Me kë punonte aty?
Dumani: Investitor ishte Enea Prifti. Unë kam punuar disa muaj aty.
Avokati: Cilat ishin marrëdhëniet mes Agron e Petrit Qolit?
Dumani: Ishin kushërinj. Petrit Qoli ishte ndërtues pallatesh, ndërsa Agroni teknik. Nuk di të kesh punuar bashkë.
Avokati: A shoqërohej Agroni me Festim Qolin?
Dumani: Po patjetër, çdo natë tek lokali i Festimit ishin.
Avokati: Kur je shoqëruar me Besnik Qolin, a ke diskutuar për marrëdhënien e tij me Agron Qolin.
Dumani: Ai fliste me respekt për të. E konsideronte njeri serioz.
Avokati Ilia: A ka pasur njohje Agron Qoli me Festim Qolajn?
Dumani: Nuk e di.
Avokati: Nga njihej Agron Qoli dhe Enea Prifti.
Dumani: Lidhja e tyre ishte Festim Qoli.
Dumani: Nuk vdes unë. Pa ju ngrenë hallvën të gjithëve nuk ma hani mua.
I pandehuri Enver Diva nga kafazi: Do e shohim ne se kush ja ha hallvën njëri tjetrit.
Në seancë Dumani rrëfeu edhe një herë vrasjen e Fatmira Dedajt, nëna e bosit të drogës, Ervis Deda, për të cilën tha se e kishin ndjekur nga bashkia deri te garazhi ku ishte vrarë, duke synuar të paraqitej sikur të ishte grabitje. Për këtë vrasje avokati Ilia Ilia kërkoi vendosjen e një video që është bërë para një jave të vendi i ngjarjes, për të shpjeguar se si ka vepruar, por prokurorët deklaruan se kërkesa është e pabazuar pasi video nuk ishte provë.
Vrasja e Fatmira Dedës
Avokati: Keni përdorur emrin e Dorjan Shkozës, që ka bashkëpunuar në vrasjen e Fatmira Dedajt.
Dumani: Shkoza kishte një servis me qira. Disa ditë para ngjarjes, e aktivizuam Dorjanin. Nga momenti kur Festim Qoli më tha se do ta vrasim Fatmira Dedajn, e deri sa u krye ekzekutimi, kaloi gati një muaj. Kam folur me Talon dhe me një person me nofkën “Qimja”, të cilin e kam njohur nga Talo Çela. Qimja kishte një Alfa Romeo, e cila u aksidentua te stacioni i trenit, ndërsa ishte duke ndjekur Fatmira Dedën. Ai është zeshkan, rreth 1.75 m i gjatë, por emrin nuk ia kam mësuar saktësisht.
Me Dorjanin kam folur vetëm unë. Dorjanit i kam kërkuar një makinë dhe ma gjeti ai. Mjeti kishte dokumente dhe do të përdorej për ekzekutimin e Fatmira Dedës. Kjo e fundit vinte rreth orës 7 të mëngjesit te varrezat, ku ishte planifikuar vrasja. Ndjekja fillonte nga Bashkia Durrës deri në destinacionin e saj. U vendos që vrasja të kryhej te garazhi, në mënyrë që të dukej si një grabitje dhe të ishte më e lehtë për ne.
Fatmira Dedaj kishte ardhur disa herë te karburanti dhe akuzonte dy vëllezërit Qoli se i kishin vrarë djalin. Për një kohë, ajo nuk vinte më te karburanti. Pas eliminimit të Fatmirës, pronarë u bënë Petriti dhe Festimi. Ditën e ngjarjes, mora një mesazh nga Agron Qoli, i cili më tha: “Doli”. Atë ditë, kam qenë afër ambulancës.
Avokat lia Ilia: Ne kërkojmë të tranmetojmë një video të bërë para 1 jave tek vendi i ngjarjes e të na shpjegojë se si ka vepruar Prokurorët: Nuk është provë, nuk trajtohet si e tillë. Kërkesa është e pabazuar.
Çfarë ka ndodhur?
Festim Qoli, i njohur si ‘Festja’ i Durrësit, akuzohet nga SPAK për vrasjen e ortakut të tij, 36-vjeçarit Elvis Dedaj në 5 qershor të vitin 2012 në Durrës si dhe për porositjen e vrasjes së nënës së tij, Fatmira Dedaj, një vit më pas, në 2013. Qoli është shpallur në kërkim pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili tregoi detaje nga krimi i dyfishtë
