Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?/ Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje

Data

Një sërë sektorësh të ekonomisë do të vijojnë të përfitojnë nga lehtësitë fiskale të qeverisë deri në vitin 2029. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve qartëson bizneset se tatimfitimi për agrotuzimin, me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori, për t’iu përgjigjur edhe fluksit në rritje të turistëve por edhe interesit të tyre për të eksploruar rajone të ndryshme dhe produkte lokale, do të jetë në nivelin 5% deri në vitin 2029.

Po ashtu, me këtë normë tatimore, do të trajtohen edhe Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor si dhe veprimtaritë ekonomike që prodhojnë apo zhvillojnë software, të regjistruar para hyrjes në fuqi të ligjit
Industria automotive, me qëllim zhvillimin e saj në vendin tonë dhe gjenerimin e vendeve të reja të punës, do të trajtohet sërish me përparësi deri në vitin 2029, duke u tatuar me 5%.

Në funksion të zhvillimit të turizmit elitar dhe tërheqjen e markave të njohura të hoteleve në vendin tonë, strukturat akomoduese (hotele, resorte me 4 dhe 5 yje) do të vazhdojnë të jenë të përjashtuara nga tatimi mbi fitimin. Po ashtu, individët tregtarë, të vetëpunësuarit dhe entitetet me të ardhura bruto deri në 14 milionë lekë në vit, deri në vitin 2029 do të jenë të përjashtuar nga tatimi, me qëllim zgjerimin e aktiviteteve të biznesit në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related