Zaptoi korsinë e biçikletave, taksisti në Tiranë ndëshkohet rëndë nga policia

Data

Një taksist në Tiranë është ndëshkuar me një gjobë prej 14 000 lekësh pasi u kap duke lëvizur në një korsi të dedikuar për biçikleta.

Rasti u bë publik përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, çka solli reagimin e Policisë Rrugore.

Pas verifikimeve, drejtuesi i taksisë, shtetasi A. L., u identifikua dhe u shoqërua në ambientet e Policisë, ku iu vendos masa administrative për shkeljen e neneve 71/5, 101/7 dhe 144/2 të Kodit Rrugor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related