Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka regjistruar për zgjedhjet e 11 majit partinë e re të ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por me kryetar Endri Hasën.
“Vendosim regjistrimin e partisë politike “Minoriteti etnik grek për të ardhmen”, me kryetar, Kristo Kiço, dhe regjistrimin e Partisë politike “Koalicioni Euroatlantik”, me kryetar Endri Hasën, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”, tha Celibashi.
