Aksidenti në rrugën Elbasan-Peqin ka përfunduar me një bilanc tragjik, ku dy persona humbën jetën ndërsa 5 të tjerë u plagosën.
Ngjarja e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në fshatin Bishqem. Në aksident u përfshi një furgon pasagjerësh dhe një makinë tjetër tip benz.
Policia njofton se si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. Sh., dhe shtetasja F. Sh., 55 vjeçe, pasagjere në këtë automjet. Ata janë nënë e bir.
“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh, furgoni që drejtohej nga shtetasi A. B., 44 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. Sh.
