Ndërsa gjysma tjetër të ruhet dhe të përdoret në mënyrë të përshtatshme, duke siguruar që të ardhurat nga këto investime të përdoren në mbështetje të pagave të klerikëve dhe për zhvillimin e programeve rinore të Kishës së Shqipërisë.
Të drejtat e autorit nga shitja e librave të mi të depozitohen në Qendrën Ndërortodokse.
Ekzekutues të këtij testamenti caktoj kryepeshkopin që do të më pasojë.
Ato pak sende që kam përdorur t’u ndahen bashkëpunëtorëve të mi të përzgjedhur.
Librat e mi të dorëzohen Bibliotekës Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.
I fal të gjithë ata që e bënë udhëtimin tim më të vështirë e të mundimshëm”, thuhet mes të tjerash në testament
