Vendosja e bustit të Lekë Dukagjinit në Shkodër është një akt me rëndësi të madhe për historinë dhe identitetin tonë. Po flasim për një njeri që ka lënë një gjurmë të pashlyeshme, jo vetëm si udhëheqës ushtarak, por edhe për faktin se kodifikoi Kanunin, një nga përmbledhjet e para të ligjeve zakonore në botë. Ky kod, i cili edhe sot studiohet në universitetet italiane (përfshirë edhe Universitetin tim në Firence edhe në Universitetin UCL në Londër ku kam studiuar ), tregon se sa i rëndësishëm ka qenë kontributi i tij në historinë e së drejtës. Në Shqipëri, për fat të keq, nuk ka mjaftueshëm muze për të treguar historinë tonë për ata që na vizitojnë. Vendosja e bustit të Lekë Dukagjinit në Shkodër ka edhe këtë qëllim: të krijojë një pikë referimi të prekshme për këdo që dëshiron të njohë më mirë të kaluarën tonë. Çdo komb që është krenar për historinë e tij gjen mënyra për ta vlerësuar atë, dhe ne nuk mund të bëjmë përjashtim. Ata që i kundërvihen kësaj nisme, veçanërisht forcat politike – dhe i drejtohem në mënyrë të veçantë Benet Beci – kanë detyrimin t’u shpjegojnë qytetarëve pse. Historia nuk u përket partive, por popullit. Mohimi i një njohjeje për një figurë si Lekë Dukagjini do të thotë t’i mohojmë Shqipërisë një pjesë të kujtesës dhe identitetit të saj. Nëse historia e vendit tonë tregohet dhe studiohet në universitetet e botës perëndimore, nuk e kuptoj pse në vendin tonë nuk tregohet dhe nuk “pranohet”
NË UNIVERSITETIN TIM NË FIRENCE EDHE UCL NË LONDËR KU KAM STUDIUAR – (Kanuni i Lekë Dukagjinit Studiohet). Çfarë ka që nuk Pranohet ne Shkodër?! Nga Bronilda Bruna Temeli Firence Itali
Data
