Abuzimi me rezervat shtetërore/ Merr fund ‘loja’ e Kurtit, Gjykata e urdhëron të dëshmojë në Prokurori, i cakton datën

Data

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar Kryeministrin Albin Kurti se ai duhet të paraqitet për të dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale më 4 mars 2025. Zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi, ka konfirmuar se urdhri për dëshminë e Kurtit është lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, pas kërkesës nga Prokuroria Speciale.

Në njoftimin e saj, Gashi sqaroi se, me urdhër të gjykatës më 21 shkurt 2025, është detyruar Kryeministri të paraqitet si dëshmitar në Prokurorinë Speciale, më 4 mars 2025, në orën 10:00. Gjykata gjithashtu ka marrë përgjigje nga Zyra e Kryeministrit lidhur me këtë urdhër, e cila është dërguar përmes emailit më 28 shkurt 2025.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, me Urdhër të gjykatës të datës 21.02.2025 ka obliguar dëshmitarin A.K., që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.   Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 28.02.2025, përmes emalit ka pranuar përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit, lidhur me Urdhrin e lartë-theksuar të gjykatës”, ka thënë Gashi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related