Ish-ministri Arben Ahmetaj, në lidhje direkte në një emision televiziv ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se mesazhet e tij kanë ndikuar në vendimin që i dha biznesmenit italian Francesco Becchetti një dëmshpërblim prej 130 milionë eurosh.
“Pse nuk e merr SPAK dosjen e Becchettit? Është fare e thjeshtë! Para një viti, apo dy vitesh, SPAK më ka kërkuar informacion në Zvicër me asistencë ndërkombëtare. Zvicra ia ka dhënë të gjitha të dhënat: ku është Arben Ahmetaj, çfarë ka nusja e tij… Pse nuk e merr dosjen e Becchettit? Janë SMS-të e Edi Ramës ato që e kanë bërë Becchettin të fitojë 130 milionë euro!”, deklaroi Ahmetaj.
Ai akuzoi qeverinë dhe drejtësinë për manipulime dhe përndjekje selektive.
