“Fituesi i tënderit ishte i caktuar”, Bardhi: Balluku, përfitime personale me TEC e lëvizshëm “Tigri 1 dhe “Tigri 3”

Data

Sipas Bardhit, ndërkohë që tenderi në Shqipëri ishte ende i hapur formalisht, ‘kompania Excelarate Energy ka njoftuar autoritetet përkatëse amerikane se e kishte fituar atë. Pala shqiptare, e përfaqësuar nga Belinda Balluku, e shpalli fituesin në mars 2022’.

“Le të vazhdojmë me abuzimet e tjera që na çojnë sërish tek i njëjti përfundim- fituesi i tënderit për asetet gjeneruese termike ishte i paracaktuar dhe se, së paku, 80 milionë euro, që janë paguar, nuk dihet pse, nuk dihet kujt.

Një tjetër fakt që e provon se kriteret e tenderit u qepën për kompaninë e paracaktuar është fakti që KESH kërkoi më janar asete gjeneruese me fuqi 110 MegaVat. Pse 110 dhe jo 100 apo 120? Apo çdo shifër tjetër? Përgjigja është e thjeshtë.

Fituesi i paracaktuar merrte përsipër një kapacitet prodhimi prej 110 megavat. 60 mega nga njëra anije dhe 50 nga tjetra. Një skemë kaq e të trashë abuzimi me pushtetin, një skemë kaq ulëritëse korrupsioni e abuzimi vetëm Belinda Balluku mund ta vendosë kaq mendjelehtësisht në funksion!

Dhe nuk mbaron këtu. Për aferën e Tigrave të Belindës jo vetëm u prodhuan 2 vendime qeverie, u shpall gjendje emergjence nga asgjëja, u bënë u bënë lëmsh afatet e tenderit nga KESH-i, u qepën kriteret e kapacitetit prodhues, por në kohën e zhvillimit të tenderit kompania fituese as nuk i zotëronte këto anije të prodhimit të emergjisë.

Dokumentat zyrtarë provojnë se fituesi i paracaktuar i bleu anijet në Bangladesh në Prill 2021. Kjo do të thotë se as gjatë shpalljes së ofertës në janar 2022, as në ditën e firmosjes së kontratës në prill 2022, kompania e rregjistriar në parajsë fiskale në Delauer, nuk dispononte mjete të prodhimit të energjisë, një nga kushtet kryesore për të qenë pjesëmarrës në garë”, tha Bardhi.

Denoncimi i Bardhit

Emri i Belinda Ballukut është bërë sinonim i korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin. Nuk ka asnjë rast, në asnjë vepër të rëndësishme, që firma e saj të mos ngrejë dyshim për shpërdorim të parave publike dhe përfitim personal sipas një skenari të paracaktuar.

E tillë është edhe afera e termocentraleve lëvizës “Tigri 1” dhe “Tigri 3”, që u sollën me urgjencë nga fundi i botës për një krizë imagjinare energjitike të shpallur nga Edi Rama, disa muaj përpara nisjes së luftës në Ukrainë, që solli pasiguri globale dhe çmime të larta në tregun e energjisë. Madje as atëherë, Tigrat e Belinda Ballukut dhe Edi Ramës nuk u vendosën në punë, duke provuar se qëllimi ishte shpërdorimi i dyshimtë i 80 milionë euro dhe jo furnizimi me energji elektrike.

Historia e termocentraleve lëvizës, për të cilin i kam kërkuar zyrtarisht SPAK-it të nisë hetimet penale për Belinda Ballukun dhe bashkëpunëtorët e saj, është një histori e ngjashme me atë të inceneratorëve.

Edi Rama shpall papritur emergjencën energjitike në tetor 2021. 2 muaj më vonë, në dhjetor 2021, autorizohet KESH-i të marrë me qera asete gjeneruese termike shtesë që të lidhen lehtësisht në rrjet. Në Janar hapet tenderi, në Mars shpallet fituesi, në prill lidhet kontrata.

Pas 3 vjetësh, kemi përfunduar me blerjen e dy Tigrave të Belindës, me një kosto tmerrësisht të lartë dhe njësoj si incineratorët, nuk kryejnë funksionin për të cilin u shpenzuan para. Madje shumë para!

Do të përpiqem të shpjegoj me fjalë sa më të thjeshta pse, nën drejtimin e Belinda Ballukut, afera e Termocentraleve lëvizës, bie era korrupsion dhe pse i kam kërkuar SPAK-ut të kryejë hetim penal për këtë aferë që u ka marrë padrejtësisht shqiptarëve të paktën 80 milionë euro.

Së pari, vendi nuk ishte në kushtet e emergjencës. Kryeministri nuk ka marrë në rrugë zyrtare asnjë njoftim për mungesa afatgjata të burimeve për prodhimin e energjisë elektrike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related