“Motra e saj ka ndikuar në vetting”, Balliu reagon ashpër: Belinda që vjedh me lopatë tokat e shqiptarëve është e lirë

Data

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka bërë një deklaratë të fortë në një emision televiziv, ku kritikoi ashpër sistemin e drejtësisë dhe SPAK. Ai akuzoi qeverinë dhe institucionet për mbrojtje selektive të zyrtarëve të lartë të përfshirë në afera korruptive.

“Belinda Balluku është e lirë, ndërsa motra e saj ka qenë pjesë e vettingut dhe mund të ketë ndërhyrë në proces sa herë të dojë. Belinda që vjedh me lopatë, që vjedh tokat dhe energjinë e shqiptarëve, është e lirë,” u shpreh Balliu.

Ai e cilësoi drejtësinë aktuale si një “sistem kriminal” dhe bëri thirrje për reformimin e SPAK, duke e quajtur institucionin aktual një produkt të kapur nga politika. “Duhen shkrirë skap-istët. Duhet të bëjmë SPAK, deri tani kemi SKAP. Këto janë lojëra të politikës,” tha ai, duke akuzuar sistemin për mungesë të vërtetë drejtësie.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related