Seanca plenare e sotme në Kuvend ka nisur me tensione mes mazhorancës dhe opozitës, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi kalendarin e punimeve.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njoftoi se Konferenca e Kryetarëve nuk kishte arritur konsensus për kalendarin dhe e hodhi atë në votim në sallë, çka solli reagimin e ashpër të opozitës.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku akuzoi mazhorancën se po refuzon të marrë në shqyrtim propozimet e deputetëve të opozitës, përfshirë atë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ku opozita ka propozuar ish-të përndjekurin politik Besim Ndregjoni.
