Kandidatja e Koalicionit EuroAtlantik për Tiranën, Taulanda Jupi, ka reaguar ditën e sotme lidhur me takimin e Edi Ramës dhe të grupit parlamentar të PS me rektorin e Universitetit Bujqësor të Kamzës.
Jupi ka ironizuar Edi Ramën, duke e quajtur atë “zot të korrupsionit”.
“Pushteti që ngrihet mbi krimin dhe korrupsionin mund të zgjasë për një kohë të shkurtër, por fundi i tij është i pashmangshëm. Ajo u tregon rrugën e drejtësisë dhe asnjë teatër politik nuk do ta fshehë të vërtetën. Zoti i korrupsionit mund të përpiqet të mbulojë malin e skandaleve të tij me siluetën e Zonjës së drejtësisë. Por ne kemi nje lajm të keq për t’i dhënë: Zonja e drejtësisë nuk mbron të korruptuarit. Ajo u tregon rrugën e drejtësisë.” – shkruan Jupi
