Tensione në Këshillin Bashkiak të Tiranës, opozita krijon debate me socialistët

Data

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, e cila rifilloi për herë të dytë pas një ndërprerjeje të mëparshme, zgjati vetëm pak minuta për shkak të debateve mes këshilltarëve të opozitës dhe socialistëve.

Këshilltarët e opozitës, mes tyre Tedi Blushi dhe Ilda Zhulali, kërkuan fjalën për procedurë, por nuk iu dha, duke shkaktuar tensione në sallë. “Shyqyr që keni kartonët”, u dëgjua të thoshin këshilltarët e opozitës, duke iu referuar shumicës socialiste që miratoi projektvendimet në rendin e ditës

Pavarësisht debateve, këshilltarët socialistë votuan një sërë vendimesh që lidhen me ndihmën ekonomike për familjet në nevojë, subvencionimin e qirasë dhe bonusin e qirasë për banorët e prekur nga projekti i Unazës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related