Pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryetari i këshilltarëve të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, shprehu pakënaqësi për mungesën e diskutimeve mbi shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke theksuar se opozita kishte kërkuar që ky debat të futet në rend dite, por kërkesa nuk u miratua. Alimehmeti i akuzoi kryesinë e Këshillit Bashkiak për abuzim me detyrën, duke mohuar fjalën e opozitës për procedurë.
Ai theksoi se Bashkia e Tiranës është në krizë për shkak të abuzimit të fondeve dhe se pas arrestimit të Veliajt, Këshilli Bashkiak duhej të kishte reaguar menjëherë. “Na u mohua fjala për procedurë, Julian Hodaj në mënyrë arrogante dhe abuzuese e mohoi fjalën e lirë,” tha Alimehmeti, duke shtuar se opozita do të ngrinte padi për shpërdorim detyre.
