Udhëheqësi serb i Bosnje-Hercegovinës Milorad Dodik hodhi poshtë mundësinë e luftës dhe bëri thirrje për dialog të martën, një ditë përpara një vendimi të gjykatës nëse ai është fajtor për mosbindje ndaj vendimeve të komunitetit ndërkombëtar.Mijëra njerëz u mblodhën në Banja Luka në mbështetje të Dodik përpara vendimit të shkallës së parë të Gjykatës së BiH të mërkurën. Në tubim ishte gjithashtu një bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit të SHBA Donald Trump , ish-avokati i tij dhe kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani.”Nuk ka asnjë ligj të vetëm të miratuar në BiH sipas të cilit unë kam shkelur kushtetutën. Thjesht rrëzoni kushtetutën dhe do të shihni se cila është përgjigjja. Përgjigja do të jetë kushtetuese. Ne do të ruajmë paqen dhe asnjë nga burrat dhe gratë tona nuk do të shkojë në luftë,” i tha Dodik turmës.
Dënimi
Sipas Kodit Penal të BeH, kjo vepër penale dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet. Në fjalën e saj përfundimtare, Prokuroria e BiH kërkoi dënime më të rrepta, më afër maksimumit ligjor, si dhe masa të tilla si përfundimi i detyrës dhe ndalimi i kryerjes së detyrave zyrtare për një periudhë dhjetëvjeçare. Mbrojtja, megjithatë, kërkoi një lirim, duke argumentuar se Christian Schmidt i mungon autoriteti legjislativ. Nëse ai merr një dënim deri në një vit, Dodik mund të blejë një dënim të tillë dhe të shmangë burgun. Ekziston edhe mundësia e dënimit me kusht. Atëherë Dodik do të shpallej përgjegjës, por nuk do të shkonte në burg. Ai nuk duhet të përsërisë të njëjtën vepër penale për një periudhë të caktuar kohore, pasi kjo do të ndryshonte dënimin e tij në burg. Në rast të dënimit, mund të vendoset ndalimi i veprimtarisë politike.
Pse është i rëndësishëm ky proces?
Aktgjykimi që do të jepet nesër nuk do të jetë i formës së prerë dhe Dodik do të përballet me pasojat vetëm pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së dytë, të formës së prerë, që mund të zgjasë disa muaj.Ky gjyq është një provë për gjyqësorin e BIH, pasi Dodik kaloi vite duke sfiduar juridiksionin e gjyqësorit shtetëror dhe, përmes paraqitjeve të tij, u përpoq të krijonte përshtypjen se ishte mbi ligjin dhe sundimin e ligjit. Madje në këtë rast ai ka bërë edhe kallëzim penal kundër vetes për të treguar dobësitë e drejtësisë shtetërore.
Çfarë do të ndodhë më pas?
Vendimi i shkallës së parë, jo të formës së prerë, nuk do të ketë pasoja për Dodikun derisa të jepet një vendim përfundimtar.Gjykata mund t’i japë disa ndalime për Dodikun si masë të përkohshme deri në marrjen e vendimit të shkallës së dytë, por një praktikë e tillë më parë ishte e rrallë në rastet që përfshinin të pandehur të rangut të lartë. Pas vendimit, ankesat mund të parashtrohen brenda dy javësh dhe më pas Gjykata do t’i shqyrtojë ato. Ende nuk është bërë e ditur data e aktgjykimit të shkallës së dytë, e cila do t’u bëhet e ditur fillimisht palëve në procedurë dhe më pas publikut. Sipas praktikës aktuale të Gjykatës së BiH, kjo mund të zgjasë deri në disa muaj. Procedimi në shkallë të tretë mund të ndodhë nëse aktgjykimi i shkallës së parë është lirues dhe aktgjykimi i shkallës së dytë është dënim. Dodik do të ketë të drejtën e ankimimit në Gjykatën Kushtetuese në rast të një dënimi, shkruajnë redaktorët e Detektor Semir Mujkić dhe Džana Brkanić.
