Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, duke thënë se prej dy javësh mbahet në burg me porosi të Sali Berishës, që ai e quan “fundërinë”. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Veliaj, i cili u arrestua me 10 shkurt dhe u lë na masën e sigurisë arrest me burg thotë se po mbahet larg punëve të Tiranës. Teksa flet për hetimit ndaj tij nga ana e prokurorit Ols Dado, ai e quan këtë të fundit si ‘Ols Kafka’, duke e krahasuar procesin ndaj tij me librin ‘Procesi’ të Franz Kafka.
“Kritikët e mi ndoshta kanë të drejtë, duhet të fokusohem më shumë te faktet se sa te kafka që më mban prej dy javësh në burg me porosi të Sali fundërrinës, duke më hequr me dhunë nga punët e Tiranës dhe fushata e fitores sonë të katërt”, shkruan Erion Veliaj
Veliaj tregon disa detaje nga seanca gjyqësore, ku sipas tij i është kërkuar të japë sqarime për një person që ai nuk e njoh.
