Zgjedhjet e 11 majit/ Djathtas 1912 dhe LZHK bashkohen në një koalicion: Bashkëpunojmë me cilëndo parti, që…

Data

Partitë LZHK dhe Djathtas 1912 shpallën sot krijimin e një koalicioni zgjedhor për zgjedhjet e 11 majit, duke nënvizuar angazhimin e përbashkët për demokraci të plotë dhe përfaqësim të drejtë në Kuvendin e Shqipërisë. Ky bashkëpunim vjen pas një periudhe të përpjekjeve të përbashkëta në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar listat e mbyllura, një çështje që ka ngritur shqetësime për transparencën dhe lirinë e zgjedhjeve.

Koalicioni i ri synon një listë të hapur dhe të drejtë të kandidatëve. Kjo është një mundësi për qytetarët që të kenë një mundësi të vërtetë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, në një proces që ndihmon në rikthimin e ligjshmërisë dhe parimeve të demokracisë. Dashamir Shehi është emëruar si garant i procedurave tekniko-formale për regjistrimin e koalicionit dhe implementimin e ligjit zgjedhor. Ky koalicion vë në dukje se partitë që duan të bashkohen me të, duhet të mbështesin pa kushte SPAK e GJKKO, të kenë orientim perëndimor, vijimi i përpjekjeve për një Kod Zgjedhor me lista të hapura.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related