Murrizi: Rama po bën kurban bashkëpunëtorët e tij, SPAK nuk e prek dot kryeministrin

Data

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka kritikuar punën e SPAK-ut, i cili tha se më shumë po punon për statistika. Ai shprehet se ka arrestuar deri tani 6 herë Lefter Kokën, ndërkohë ai është në burg. Murrizi shprehet gjithashtu se Rama po bën kurban njerëzit që kanë punuar për të ndërsa shton se SPAK nuk e arreston dot kryeministrin. “Prokuroria e Posaçme ka punuar për statistika. Ka arrestuar deri tani 6 herë Lefter Kokën. Ai në burg është… Unë në fakt nuk jam për burg, për asnjërin. Merri çfarë kanë vjedhur dhe çoi të korrin jonxhë në Çermë. Dhe hiqja mundësinë për të pasur funksione publike dhe politike. Për çdo incenerator, arrestohet Lefter Koka. Ai në burg është, në Durrës. Kanë lajthitur këta apo tallen? Për çfarë e bëjnë? Për statistikë? Thonë pastaj kemi arrestuar 517 veta. Pjesëtoji për 6 herë që janë arrestuar, i bie 80 veta. Shkon dot te Rama ti?”, deklaroi ai këtë fundjavë në një media. Ndërkohë ish-deputeti Myslim Murrizi ka folur edhe për situatën aktuale politike, ndërsa ka akuzuar ish-kolegët e tij se kanë shkatërruar Partinë Demokratike.

Ai u shpreh se deputetet që dogjën mandatet dhe i falën Ramës bashkinë kanë përgjegjësi për rrënimin e opozitës. “Deputetët që janë sot në politikë nga viti 2009 janë pa votë. Edhe ata që negociuan me PS për të bërë këtë Kod Zgjedhor duke interpretuar mbrapsht Kushtetutën janë pa votë. Edhe 9 vemjet e Gjykatës Kushtetuese që nuk e prishën janë pa fytyrë, pa moral dhe turp i kësaj shoqërie. Keni akuzuar një pjesë të tyre për shkatërrim të opozitës shitje të opozitarizmit. Aq moral sa ka politika në vetvete, secili duhet të ruajë moralin e tij. Këta janë ende në politikë, janë të gjithë ata që duartrokitën lajthitjen e Lulit, dogjën mandatet dhe i falën Ramës bashkinë kanë përgjegjësinë rrënimin e Partisë Demokratike. Pjesa dërrmuese e tyre janë ende në politikë”, nënvizoi Murrizi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related