Gjithçka i është rikthyer normalitetit në Gjadër dhe Shëngjin. Një vit pasi parlamenti shqiptar votoi pro marrëveshjes së debatueshme të migracionit me Italinë, as edhe një emigrant i vetëm nuk gjendet në qendrat e ngritura enkas në Gjadër dhe Shëngjin
Marrëveshja e nënshkruar mes Italisë dhe Shqipërisë në nëntor të vitit 2023 dhe e miratuar në parlamentin shqiptar më 22 shkurt 2024, parashikonte që Italia të procesonte kërkesat për azil të rreth 36 mijë emigrantëve të paligjshëm në vit.
Pengesa në seri për qeverinë italiane
Që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, mbi 70 emigrantë, kryesisht nga Afrika dhe Azia Jugore, u dërguar në Shqipëri përmes tri grupeve të ndryshme.
Anija e parë me 16 emigrantë në bord, mbërriti në Shëngjin në 16 tetor të vitit të kaluar. Të gjithë u kthyen mbrapsht pak orë më vonë, pasi Gjykata e Apelit në Romë vendosi që dërgimi në Shqipëri ishte i paligjshëm dhe riatdhesimi i tyre në vendet e origjinës shkelte ligjin ndërkombëtar të mbrojtjes
