Ish-Presidenti Bamir Topi, i ftuar në një emision televiziv ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke u shprehur se beson në ndarjen e pushteteve dhe në respektimin e procesit gjyqësor.
“Kur janë çështje të drejtësisë, e kam të vështirë të interferoj sepse nuk kam fakte. Jam i vetëdijshëm për ndarjen e pushteteve që duhet të funksionojë. Ka një vendim të SPAK, por ka edhe një gjykatë. Çështja është në proces dhe ka një mbrojtje ligjore që duhet të mbrojë të akuzuarin”, deklaroi Topi.
Ai shprehu gjithashtu shqetësimin për ndikimin e kësaj çështjeje në jetën private dhe familjare të Veliajt. “Kur çështja prek gjithë situatën familjare, nuk më vjen mirë fare. Politika është politikë, por nuk mund të ndajmë veten nga marrëdhëniet njerëzore”,tha ai.
