Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Lajmi konfirmohet nga ky i fundit, me një shënim në platformën e tij sociale në “X”. Ai ka falënderuar Shqipërinë dhe kryeministrin Rama për mbështetjen e ofruar për popullin e Ukrainës.
Në shënimin e tij, Zelensky thekson se kanë biseduar për shumë tema dhe projekte të përbashkëta si dhe ka theksuar se në tryezën e bisedimeve të mundshme për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë, duhet të jetë me patjetër dhe Evropa.
