Deputet i Qarkut Kukës, Isuf Çelaj ka njoftuar sot se do të garojë në primaret që zhvillon Partia Demokratike më 1 mars.
Sipas deputetit, këto vite kanë që të vështira për të gjithë demokratët, ka qenë një opozitë e vështirë deri në kufijtë e mbijetesës se opozitarëve.
Çelaj vuri në pah disa prej situatave me të cilat është përballur PD-ja, si djegia e mandateve, braktisja e zgjedhjeve lokale dhe situatat e mëvonshme me arrestimin e Berishës.
Çelaj theksoi se në primare duhet të tregojnë në këtë garë vlerat më të mëdha demokratike dhe njerëzore, duke e parë si garë brenda tyre, si promovim të vlerave fisnike dhe të një koherence dhe maturie politike.
