Sipas tij, kreu i qeverisë “nuk ka më fuqi të mbarojë as Erion Veliajn dhe as veten e tij”.
“Rama është në pozita të dëshpëruara për shkak të veprimit së fundit që mori SPAK ndaj kryetarit të bashkisë. Ajo që e çon atë në dëshpërim është fakti se siç ai ka pranuar që SPAK është krijuar nga PS, SPAK po vepron ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij, më i rëndësishmi është kryetari i bashkisë, me të drejtë apo pa drejtë kjo është çështje e hetimit apo gjykimit. Referuar këtij dëshpërimi e përfshin edhe nervozizmi ndaj veprimtarisë së SPAK”, tha Hazizaj në një emision televiziv.
Hazizaj tha kur e votuan ligjin për reformën në drejtësi, nuk e kuptuan që ai ligj u bë ndaj tyre.
