Spitali i Pediatrisë së Specialiteteve tashmë ka hapur dyert për të gjithë qytetarët të cilët kanë nevojë duke ofruar shërbimet me pajisjet dhe standardet bashkëkohore.
Kryeministri Edi Rama teksa inspektoi spitalin premtoi se do të ketë rritje pagash për mjekët dhe infermierët.
“Me kontributin e pashmangshëm të qeverisë, më herët se vonë, përsëri do të bëjmë një rritje pagash për mjekët dhe infermierët”, deklaroi kreu i qeverisë.
