Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar mbi investigimin që zbuloi skemën korruptive që ka ngritur ministria e drejtuar nga Belinda Balluku, një skemë identike me aferën “5D” të Bashkisë së Tiranës, ku zëvendësministra, drejtori i kabinetit dhe drejtor në ministri i japin tendera kompanive të zotëruara nga familjarët e tyre të afërt (babai, vllai, apo djali).
Më poshtë reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
Ami Kozeli, zëvendësi i Belinda Ballukut, është një tjetër anëtar i bandës elektorale që ka zbarkuar prej muajsh tashmë në qarkun e Fierit, në tentativë që me paratë që përfiton familja e tij në kundërshtim të hapur me ligjin, do blejë dinjitetin e qytetarëve të Divjakës.
