Basha ‘godet’ Ramën: Drejtësia po nxjerr zbuluar filozofinë e tij të korrupsionit

Data

Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në facebook, Basha ka publikuar një foto të Ramës me ish-zyrtarët gjatë qeverisjes së tij në burg dhe ironokisht shkruan se as dremitjen më të vogël nuk ma prishin këto batutat e lodhura me gjumin.

Sipas Bashës, kryeministri e quan vjedhjen sukses aq sa mblidhet si vullnetarët e Enverit në këtë 20 shkurt, për të mbrojtur monumentin e pandëshkueshmërisë.

Basha më tej thotë se motoja e Edi Ramës “kush nuk vjedh, fle gjumë” ka marrë vlerë të plotë me drejtesinë në veprim.

“As dremitjen më të vogël nuk ma prishin këto batutat e lodhura me gjumin, nga ai që vjedhjen e konsideron sukses, aq sa, mblidhet si vullnetarët e Enverit në këtë 20 shkurt, për të mbrojtur monumentin e pandëshkueshmërisë. Moto e Edi Ramës “kush nuk vjedh, fle gjumë” ka marrë vlerë të plotë me drejtesinë në veprim. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related