Sebastian Muçmata, vëllai i drejtorit të Shërbimeve në Bashkinë e Kukësit, Zenel Muçmata ka plagosur me armë zjarri Elvis Halilajn, i cili është kushëri i kryetarit të Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, tek agjencia e Bicajve, ndërsa sot autori 25-vjeçar u vetëdorëzua në polici ku ka dorëzuar armën e krimit dhe ka dhënë versionin e tij mbi ngjarjen. Sebastian Muçmata ka deklaruar para grupit hetimor se shkak i konfliktit është bërë largimi nga puna i Elvis Halilajt. Ky i fundit pretendonte se e ka shkarkuar padrejtesisht drejtori i Shërbimeve Publike në Bashki.
Akuza: I pandehuri Sebastian Muçmata akuzohet për veprën penale të vrasjes me dashje në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake parashikuar nga nenet 76, 22, 278 dhe 25 të Kodit Penal. Çfarë keni për të thënë për këtë akuza dhe për këtë ngjarje?
