Nga ‘Solis Farm’, para, orë Rolex, te varëse me diamante, SPAK ‘godet’ sërish vëllezërit Çopja

Data

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion ka sekuestruar disa pasuri të organizatës kriminale të drejtuar nga dy vëllezërit nga Elbasani, Franc Gergely alias Franc Çopja dhe Hajdar Bako alias Hajdar Çopja,

SPAK bën të ditur se ka sekuestruar disa pasuri pronësore, por edhe para, orë Rolex dhe gurë të çmuar, në dukje diamante.

“Prokuroria e Posaçme ka vijuar me kryerjen e hetimeve në drejtim të evidentimit dhe sekuestrimit të pasurive të luajtshme dhe paluajtshme, të cilat dyshohet se kanë origjinë kriminale. Pas kryerjes së veprimeve të shumta hetimore është bërë e mundur evidentimi i një pasurie të paluajtshme e vlera e së cilës është e konsiderueshme.

Më datë 18.02.2025, në zbatim të vendimit nr. 115, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, është vendosur ‘’sekuestro preventive’’ për operatorin ekonomik “S….. FARM” (me aktivitet në fushën e agroturizmit, shërbime akomodimi në struktura hotelerie, bujtinë, shtëpi pushimi, vila, shërbim bar-restorant-kafe etj), si dhe për godinën dhe tokën, në sipërfaqen e të cilës  ky operator ekonomik ushtron aktivitetin, konkretisht, pasuria e paluajtshme në Mumajes, Baldushk, Tiranë.”– thuhet në njoftimin e SPAK.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related