Faik Basha nga departamenti i sigurisë në PL, i ftuar në një intervistë televizive, ka komentuar vetëvrasjen e policit të burgjeve një ditë më parë për të cilin u shpreh se kushtet e këtyre punonjësve janë shumë të vështira dhe më e keqja qëndron te fakti se nuk ka asnjë reagim nga institucionet për ta.
Ai tha se duhen hetuar shkaqet që e çuan policin drejt këtij akti ekstrem, pasi ka informacione se ai mund të ketë qenë personi që ka udhëhequr kontrollin e befasishëm në qelinë e Ilir Metës dhe se kjo mund të ketë ardhur dhe për rezultat të presionin të ushtruar.
Sipas tij i takon prokurorisë të hetojë për të hedhur dritë mbi ngjarjen në mënyrë që të shmangen dhe aludimet.
