Rama radhitet në bandën anti-Trump të familjes Soros në Mynih, Aleksi zbulon të tjera detaje për organizimin e çetës…

Data

Një tjetër manovër e errët në skenën ndërkombëtare ka rikthyer në qendër të vëmendjes kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili duket se po forcon lidhjet me rrethin e ngushtë të familjes Soros, tashmë të pozicionuar hapur kundër presidentit amerikan, Donald Trump. Alex Soros, djali i miliarderit Xhorxh Soros, publikoi sërish foto me Ramën, teksa ndodheshin në Konferencën e Sigurisë në Mynih, pavarësisht se kryeministri ka fshirë më parë çdo gjurmë të takimeve të tyre nga rrjetet e tij sociale, sikundër pretendon kreu i PD, Sali Berisha, duke lënë të nënkuptohet një tentativë për të shmangur zhurmën publike dhe për të fituar simpatinë e presidentit Trump.

Por Aleksi nuk harron. Pasi riktheu një foto ku shihej ai dhe kryeministri Rama, ai ka postuar një tjetër foto të Ramës tërhequr në këndin e tij, sikur të ishte një figurë kyçe e një axhende të fshehtë. Në përshkrimin e fotove, Soros nuk kursehet as ndaj Trump-it, duke ironizuar me ndikimin e ish-presidentit në skenën globale: “Synimet e Trump më në fund po merren fjalë për fjalë ashtu edhe seriozisht”, shkruan ai, duke lënë të kuptohet se diskutimet në Mynih shkuan përtej konferencës zyrtare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related