Bandë e paguar që sulmon institucionet’, Tabaku flet për protestat e PS përpara SPAK: Grusht shteti

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër ndaj protestës së organizuar nga mazhoranca përpara Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke e cilësuar atë si një akt të papranueshëm dhe një “grusht shteti” ndaj një institucioni të pavarur.

Gjatë një konference për shtyp, Tabaku theksoi se pjesëmarrja e punonjësve të administratës në protestë përbën një formë presioni politik mbi drejtësinë, duke i kundërvënë këtë reagimit të opozitës, e cila sipas saj, ka protestuar në mënyrë demokratike.

“Të çosh zyrtarë të paguar të administratës të protestojnë para një institucioni të pavarur të drejtësisë, të sulmojnë, të intimidojnë dhe të atakojnë… po përdor fjalët që ka përdorur GJKKO dhe SPAK, kjo për mua është e papranueshme,” – deklaroi Tabaku.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related