Analisti Armand Shkullaku, ka deklaruar se për vite me radhë përmes fakteve ka qenë opozita që ka treguar me fakte se SPAK po përdoret politiksht, ndërkohë që me arrestimin e Veliajt jemi në një situatë qesharake, pasi janë eksponentë të mazhorancës që po e thonë këtë gjë.
‘Rasti i dytë, më vjen shumë keq që përmenden apo numërohen të brendshmet e Xoxës, por nuk e kam dëgjuar të ju vinte keq teksa botonin lajmet se në shtëpinë e gruas së Ahmetaj u gjetën vibratorë, etj etj ndërkohë që edhe ky tjetri ka shtëpi e familje, e ky standart i dyfishtë vetëm i bën qesharakë’- tha Shkullaku.
Pjesë nga deklarata:
“Kjo e mediave që ju thatë, por në përgjithësi edhe qëndrime të eksponentëve të mazhorancës, jemi në një situatë qesharake pasi janë ata që thonë se SPAK po përdoret politikisht.
Nëse kemi qenë ne, që për vite me radhë kemi treguar me fakte se SPAK po përdoret politiksht, tani kanë dalë këta që po e thonë, pra është rasti i parë ku arrestohet një njeri në detyrë e këta nxjerrin dhëmbët ndaj SPAK
