Teksa SPAK, finalizoi në 9 shkurt 2025 një hetim me objekt pasurinë dhe korrupsionin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke çuar në arrestimin e tij dhe bashkëshortes Ajola Xoxe, një tjetër dosje voluminoze pritet të sjellë probleme ligjore për Veliaj.
Probleme këta që tregojnë se shumë shpejt SPAK, do finalizojë një tjetër aksion arrestimesh, ku në fokus të masave të sigurimit për arrest do jetë sërish Erion Veliaj për “Shpërdorim detyre” dhe zyrtarë të tjerë e biznesmenë.
Kjo dosje pritet të kthehet si çështja nr. 2 kundër kryebashkiakut Erion Veliaj.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se bëhet fjalë për një dosje penale që mban Nr. 255, ku në fokus ka kontratën financiare për ndërtimin e landfillin dhe inceneratorit të Tiranës.
