Ligjvënësit e Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje për rritjen e përpjekjeve për mbrojtjen e Evropës dhe mbështetjen e Ukrainës, ndërsa SHBA dhe Rusia po zhvillojnë bisedime për ndaljen e luftës.
“Evropa nuk mund të varet më plotësisht nga SHBA-ja për mbrojtjen e vlerave dhe interesave të saj, përfshirë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të grupeve kryesore politike në Parlamentin Evropian.
Ata kërkojnë që BE të sigurohet se Ukraina është në një pozicion të fortë ushtarak dhe të miratojë legjislacionin për konfiskimin e mbi 200 miliardë euro aseteve të ngrira ruse
