Kam shpenzuar 75 mijë euro”/ Ajola Xoxa reagon për dosjen e SPAK: S’kam çanta Hermes e Chanel apo të brendshme me

Data

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë për akuzat e ngritur ndaj saj se ka shpenzuar rreth 800 mijë euro në rroba të shtrenjta, veshje dhe xhanta. Në reagimin e saj, Ajola Xoxa thekson se në 10 vite ka shpenzuar rreth 75 mijë euro, duke e quajtur si absurde shifrën që është nxjerrë në publik nga prokuroria.

“Totali i blerjeve të mija online që përfshijnë veshje, produkte kozmetike dhe parafarmaceutike, aksesorë, etj. (duke mos përfshirë libra, tarifa dixhitale, abonime), është për 10 vite: 75’025 Euro në total (1.1.2015 – 1.1.2025).

E kam të qartë që shumëkujt edhe kjo shifër mund t’i duket e madhe, por dua ta theksoj me këtë rast se unë nuk kam lidhje me imazhin e asaj kukullës me 800 mijë euro fustanë dhe bizhu, sepse punoj si juriste dhe avokate prej 17 vjetësh, fillimisht në dy prej studiove më të mëdha të vendit, e më pas me studion time, me një numër të madh klientësh e bashkëpunëtorësh. Punoj edhe si kuratore apo drejtoreshë artistike e vizuale (dhe këtë gjithashtu do ta detajoj imtësisht shumë shpejt). Unë nuk njoh zbavitje tjetër përveç punës sime.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related