Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës me gazetarët, ka përsëritur thirrjen për forcat e tjera politike, duke i ftuar të bëhen pjesë e fronin të gjerë opozitar, për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Berisha: I bëj thirrje çdo force politike në Shqipëri, që konsideron Edi Ramën dhe partinë e tij, një rrezik, armik të brendshëm, të bashkohet me opozitën për të shpëtuar Shqipërinë nga ky rrezik i brendshëm, nga ky regjim që po zbraz Shqipërinë në mënyrën më dramatike.
Ndaj, u bëj thirrje kryetarëve të forcave politike dhe drejtuesve të tyre, të mendojmë e pavarësisht nga diferencat, mendimet e ndryshme apo konsiderata që kanë ndaj Sali Berishës, nuk duhet të harrojnë dy gjëra. Se armiku i brendshëm i shqiptarëve, njeri i censurës, i burgosjes së opozitës, i zbrazjes së Shqipërisë, e ka emrin Edi Rama, kukulla e George Soros. Mos të harrojnë se Edi Rama është pllakosur nga LaCivita si kukulla e Soros, çka do të thotë se si i tillë ai është rrezik jo vetëm për Shqipërinë.
