Përfshihet nga flakët e zjarrit një biznes në Librazhd, ja për çfarë dyshohet

Data

Një minimarket në qytetin e Librazhdit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Pas sinjalizimit për zjarrin, shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë, duke bërë të mundur izolimin dhe fikjen e flakëve, të cilat rrezikonin edhe banesat përreth.

Për pasojë, janë dëmtuar një sasi e konsiderueshme artikujsh ushqimorë. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related