Rama reagon ndaj Dritan Goxhajt pas protestës: “Manipulator, gjysma taleban e gjysma mitoman”

Data

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas fjalës së mbajtur në protestë nga ish-oficeri i UÇK-së, Dritan Goxhaj, i cili një ditë më parë prezantoi kërkesat e protestuesve ndaj qeverisë.

Gjatë tubimit, Goxhaj renditi pesë kërkesa kryesore, ndër të cilat dorëheqjen e kryeministrit, krijimin e një qeverie teknike 12-mujore, ndryshime kushtetuese dhe zgjedhore, si dhe shfuqizimin e disa ligjeve që, sipas protestuesve, cenojnë interesin publik.

Në reagimin e tij, Rama publikoi një dokument që sipas tij i përket vitit 1999 dhe lidhet me Goxhajn, duke e shoqëruar me komente të ashpra personale.

“Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”, shkroi Rama duke cituar, sipas tij, fjalët e një qytetari që i kishte dërguar dokumentin.

Më tej, kreu i qeverisë shtoi:

“Ej, trima, jo për një manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së.”

Debati politik

Reagimi i Ramës vjen në kulmin e përplasjeve verbale mes qeverisë dhe organizatorëve të protestave që po zhvillohen prej javësh në Tiranë.

Ndërkohë, mbështetësit e protestës kanë deklaruar se kërkesat e tyre lidhen me ndryshime politike dhe institucionale, ndërsa qeveria ka akuzuar organizatorët për manipulim të opinionit publik dhe përdorim politik të pakënaqësive qytetare.

Deri tani, Dritan Goxhaj nuk ka publikuar një reagim zyrtar ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related