Erion Veliaj ka bërë ditën e sotme një tjetër reagim nga qelia e paraburgimit të Durrësit, ku nuk i ndal akuzat ndaj prokurorëve të SPAK që kanë në dorë çështjen e tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se kur bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa kërkoi zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”, për shkak të fëmijës 6-vjeçar, sipas kryebashkiakut të Tiranës thotë se prokurorët kanë argumentuar se fëmija ka dy gjyshër.
Sipas Veliajt, në rast se ndaj Xoxës do të qëndronte “arresti në shtëpi”, me vendim gjykate i caktohej fëmijës statusi i jetimit dhe përgjegjësia për ta rritur u kalonte gjysheve. Kryebashkiaku thotë se gjyshërit nuk mund ta zëvendësojnë asnjëherë nënën në rritjen e një fëmije.
Sipas Veliajt, vetëm truri i një lunatiku si violinisti, duke iu referuar Ols Dados, mund të dalë në konkluzionin se vila në Qerret është e tija, pasi janë gjetur aty lodrat e fëmijëve.
Ndërkohë në dosjen e SPAK ka dhe dhumë dëshmi që tregojnë se vila në Qerret përdorej nga Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj, por siç duket, Veliaj nuk preferon t’i përmendë këto fakte.
