E ndërtuar në vitin 1988, tre vite pas vdekjes së Enver Hoxhës, Piramida e Tiranës, është një nga objektet më interesante të kryeqytetit. Kjo vepër u projektua si një muze i jetës dhe veprimtarisë së diktatorit dhe u konsiderua si investimi më i kushtueshëm për kohën.
Pas rënies së regjimit në vitin 1991, objekti u kthye në qendër kulture e më pas përjetoi shumë historiteksa pjesë të tij u kthyen në lokale e diskoteka, studio televizive, zyra të privatëve duke e çuar gradualisht në një degradim të pakthyeshëm. Disa herë në parlamentin shqiptar ka pasur debate të forta për ta shembur apo jo Piramidën, e cila për të djathtën parlamentare dhe shoqatat e të përndjekurveishte një simbol i komunizmit në zemër të kryeqytetit.
Por ardhja e socialistëve në pushtet, e ndaloi menjëherë këtë nismë, madje në vitin 2021 urealizua një projek për ta shndërruar piramindën në qendrën më të madhe dixhitale të Ballkanit. Kryeministri Rama në atë kohë e cilësonte rikonstruksionin e Piramidës si një ëndërr të bërë realitet pas kaq shumë vitesh.
Por çfarë funksioni ka sot Piramida e Tiranës?
Brenda saj ndodhen 18 salla ku të rinjtë mund të studiojnë IT, robotikë, dizajn, si dhe 14 klasa në natyrë.Sipas projektit, përveç ndërtesës ekzistuese, u krijuan të tjera hapësira, të ndara nga Piramida. Nga sa u deklarua, do të ishte shtëpia e re e TUMO Tirana, qendrës për teknologji kreative e cila i ofron studentëve mundësinë për të përvetësuar aftësi të domosdoshme të shekullit të 21-të si animacioni, zhvillimi të lojërave, dizajni grafik, realizimi i filmave, muzika, modelimi 3-D, dhe robotika.
