Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në Mynih se do të bisedonte me liderin rus Vladimir Putin vetëm pasi të kishte rënë dakord për një plan të përbashkët me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë për t’i dhënë fund luftës.”Unë do të takohem vetëm me një rus, me Putinin, dhe vetëm pasi të biem dakord për një plan të përbashkët me (Presidentin e SHBA ) Trump dhe Evropën. Pastaj do të ulemi dhe do të ndalojmë luftën. Unë jam gati të takohem vetëm në atë rast,” tha Zelensky në një konferencë për shtyp në margjinat e një konference sigurie.I pyetur për marrëdhënien e tij me Trump, ai tha se presidenti republikan i dha atij numrin e tij privat të telefonit.”Ishte qesharake…ai më tha se mund ta telefonoja sa herë të doja. E falënderova dhe i kujtova që më kishte thënë herën e fundit, por ai nuk më dha numrin e tij.
Ai më tha, në rregull, mund të më telefonosh sa herë të duash”, ka rrëfyer Zelensky bisedën me Trump.Trump mërziti aleatët pak ditë më parë kur foli me liderin rus Vladimir Putin dhe njoftoi fillimin e negociatave. Zelensky këmbëngul se SHBA, Evropa dhe Ukraina duhet të kenë një qëndrim të përbashkët përpara se të bisedojnë me Moskën, dhe Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Uashingtonin se një marrëveshje me Putinin nuk mund të arrihet pas shpinës së kontinentit të vjetër.Skicat e një plani të ardhshëm të paqes mund të shfaqen gjatë fundjavës në Mynih, pas takimit të Zelensky me Zëvendës Presidentin e SHBA JD Vance .Zelensky tha se ishte i gatshëm të diskutonte gjithçka, nga vendosja e paqeruajtësve te marrëdhëniet me NATO-n.Por vija e kuqe është njohja e aneksimit të pjesëve të Ukrainës nga Rusia, kjo është e shkruar në kushtetutën e Ukrainës.
