Verën e vitit 2023, kryeministri Edi Rama në krah të ministres së energjisë Belinda Balluku, lajmëroi shqiptarët se gjigandi holandez SHELL kishte zbuluar naftë të cilësisë së lartë në Shpirag
“Nafta e zbuluar në zonën e Shpiragut është një naftë e të njëjtës cilësi me naftën premium të Arabisë Saudite” – deklaroi kryeministri asokohe.
Rama dhe Balluku thanë gjithashtu se qeveria kishte nisur punën për krijimin e një Fondi Sovran sipas modelit norvegjez.
“Përfitimi ekonomik dhe financiar nga kjo pasuri do të impaktojë pensionet, do të impaktojë bilancin e pagesave të Republikës së Shqipërisë padiskutim, do të impaktojë, nuk diskutohet, sistemin e arsimit, sistemin e shëndetësisë dhe do të impaktojë mirëqenien e fëmijëve tanë në radhë të parë sepse ata do të jenë përfituesit më të mëdhenj.”, premtonte kryeministri Rama.
Por deklarata të tilla, ekspertët e fushës, i cilësojnë të tepruara.
