Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar nga paraburgimi i Durrësit lidhur me arrestimin e tij me urdhër të SPAK.
Veliaj thekson se nuk është marrë ende i pandehur për shkak se nuk ka asnjë fakt ndaj tij. Gjithashtu Veliaj e etiketon prokurorin e çeshtjes si një “sigurims” i kohëve të diktaturës, i cili sipas kryebashkiakut, përndjek gruan e tij Ajola Xoxën me historinë e fustaneve.
Gjatë reagimit Veliaj, thotë se nusja e Sali Berishës, Armina ka hapur në ish-bllok një dyqan brekësh dhe sutjenash me vlerë 1 milion euro.
Reagon i Erion Veliajt:
“Unë i mirëkuptoj të gjithë ata që neveriten kur shikojnë se si dalin nga gjirizet mediatike fustanët e sime shoqeje. Por, a ma thotë dot kush, ku është maunia me gati 1 milion Euro mall?
