Reshje dëbore kanë përfshirë zonën e Vermoshit, Bogës dhe Thethit gjatë mbrëmjes së djeshme.
Raportohet se akset e Lotit 1, përfshirë rrugët Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë -Theth, janë bllokuar nga dëbora rënë gjatë natës, e cila vijon edhe mëngjesin e sotëm
Megjithatë, raportohet se rrugët janë të pastruara dhe të kriposura, duke siguruar që qarkullimi të kryhet pa asnjë problem.
