A do të pranonit të punonit për fushatën e Ramës?’, këshilltari i Trump: Nuk punoj për komunistët…

Data

Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës së Donald Trump për zgjedhjet presidenciale në SHBA, ka folur për situatën politike në Shqipëri, duke konfirmuar se do të drejtojë edhe fushatën e opozitës për zgjedhjet e 11 Majit.

Gjatë një interviste televizive, ai u pyet nëse do të pranonte një ofertë nga kryeministri Edi Rama për të ndihmuar në fushatën e tij. LaCivita u shpreh prerazi se nuk do të punonte për “komunistët apo produkte të komunizmit”.

Ai theksoi se ekzistojnë ngjashmëri mes garës politike në Shqipëri dhe asaj në Shtetet e Bashkuara, duke akuzuar mazhorancën se ka përdorur drejtësinë për të goditur opozitën. Sipas tij, përndjekja e kundërshtarëve politikë po ndodh në mënyrë të padrejtë, ashtu siç ai pretendon se ndodh edhe në SHBA me Donald Trump

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related