Parlamenti mbyllet me nxitim, Tabaku zbulon detajet: Ja arsyeja

Data

Parlamenti u mbyll sot me nxitim, duke shmangur debatin për arrestimin në aferën korruptive të Erion Veliajt, një skemë e mirëfilltë pastrimi parash që sot e çon kryebashkiakun e Tiranës përpara drejtësisë.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas mbylljes së seancës së sotme parlamentare, duke publikuar një video ku denoncon se si fondet dhe përfitimet e Bashkisë së Tiranës përfundonin drejtpërdrejt tek familjarët e Veliajt.
“ Kjo nuk është histori e re. Është një sistem korrupsioni i ngjashëm me atë të inceneratorëve, një skemë që ekziston vetëm në letra dhe në xhepat e pushtetarëve ”, u shpreh Tabaku në reagimin e saj.

Sipas saj, çdo biznes që kishte marrëdhënie me bashkinë detyrohej të kontribuonte në këtë skemë abuzimi, një model klientelist ku pushteti përdorej për pasurimin e një grushti njerëzish. Tabaku thekson se kjo aferë nuk ishte vetëm për përfitime personale, por edhe për sigurimin e pushtetit të Veliajt, duke ndikuar median, institucionet dhe opinionin publik.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related