E ftuar në një emision televiziv ka qenë juristja Adriana Kalaja. Gjatë bisedës me moderatorin Arnold Kariqi ajo ka komentuar arrestimin e Erion Velijat dhe sjelljen e kreut te qeverisë Edi Rama pas këtij arrestimi.
Adriana Kalaja: Unë mendoj se është një vendim i drejtë nga ana e gjyqtarit sepse duhet të sqarojmë për publikun dy momente thelbësore. Momenti i parë është momenti kur SPAK bën kërkesë në GJKKO për caktimin e masave te sigurisë. Dhe këtu jo se gjykata nuk i shikon me imtësi gjithë gjerat, absolutisht që po, por është ai momenti që disa prova të qenësishme, gjykata mbase nuk i ka dhe nuk mund ti ketë në mënyrë objektive, nuk mund ti ketë në dispozicion. Gjatë sigurimit të masës personi sjell argumente të mjaftueshme që në këndvështrimin tim personal, unë mendoj që vendimi për zonjën Xoxa ka qene shumë i drejtë.
Por, çdo gjë që po bën Edi Rama, unë e them e qetë plotësisht se janë vetëm aktrime, show të tij për ti thënë Erion Veliajt se nuk e ke nga unë. Me të vetmin ndryshim e argumentoj unë që Rama e mendonte se SPAK dhe GJKKO e kishte nën kontrollin e tij ashtu si para 20 Janarit. Pra nëse çdo gjë ndodhte në GJKKO dhe në SPAK para 20 janarit, ishin pjesë e regjisë së Ramës. Dhe e kam thënë që Rama e kishte mbyllur historinë me Erion Veliajn po kështu edhe SPAK. Problemi ishte se pritej dita që të ekzekutohej urdhri i arrestit. Ajo që në fakt i doli jashtë kontrollit Ramës, i ndodhi për shkak të atyre gjërave që ndodhën pas 20 janarit në SHBA. Që mos harroni që kishin ndikim shumë të madh, tashme këtë nuk e thoshte vetëm PD, nuk e thoshte vetëm Berisha apo Kalaja që kështu është bërë reforma si armë në duart e pushtetit për të goditur opozitën.
